Kosova regjistron një tjetër bilanc tragjik nga infeksioni vdekjeprurës, COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona.
Shifrat mbeten të larta prej disa ditësh. Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në gjithsej në 300.
“Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njofitm.
Sot janë konfirmuar 196 raste të reja me koronavirus.