Kronika

Tjetër shifër rekord, 295 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:04 - 19/10/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë informoi lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri. Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.



Tirana mban numrin më të lartë me të prekur nga COVID-19, 74 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë testimeve orët e fundit.


Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10 167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.



Tre qytetarë kanë humbur jetën nga virusi ditën e sotme. Numri i atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm ka arritur në 454.


Përditësimi i 24 orëve të fundit


1413 testime – Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

96 të shëruar- Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Harta e të prekurve – 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Lexo edhe :  Pacienti që u vetëvra te "Shefqet Ndroqi", i vëllai: Dua shpjegime!

259 të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

3 viktima sot– Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413
Testime totale 108.782

Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3307 Durrës 693 Shkodër 477 Fier 419 Korçë 404 Lezhë 350 Elbasan 293 Vlorë 243 Berat 202 Kukës 172 Dibër 86 Gjirokastër 83

 

Apeli i MSH për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas