Kronika

Tjetër rekord të infektuarish, 139 raste të reja me koronavirus dhe 6 të vdekur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 05/08/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë përditësoi të dhënat e fundit rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë.


Eugena Tomini nga ISHP tha se nga 561 testime në 24 orët e fundit, janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 139 raste të reja (130 ishin një ditë më parë). Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë.


Gjashtë qytetarë në dy spitalet COVID të Tiranës kanë humbur betejën me koronavirusin. Numri i viktimave në vendin tonë që prej fillimit të epidemisë arrin në 182.


69 qytetarë janë shëruar sot duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur virusin në numrin e të shëruarve në 3123. 2589 është numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë në qytetet si Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë, Kukës, Elbasan, Berat, Dibër dhe Gjirokastër.


Bilanci i 24 orëve të fundit


139 raste pozitive – Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Rastet sipas qyteteve – 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

69 qytetarë janë shëruar – Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.

110 pacientë në spital – Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

6 viktima sot – Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

Apeli për qytetarëtNë rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit. Në fund të këtij komunikimi një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

Gjurmimi i rasteve në terrenSistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm. Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjenën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij. 

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT/ 6 të vdekur sot nga koronavirusi, 182 viktima në vendin tonë


Etiketa: , , ,

Pas