Aktualitet

Aksidentohen tre fëmijë në Lushnje, ishin duke shkuar në shkollë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 08:58 - 24/01/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Lushnje. Sipas raportimeve në media tre fëmijë janë përplasur nga një automjet.


Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije. Fëmijët ishin duke shkuar në shkollë në fshatin Allkaj dhe teksa kalonin rrugën janë goditur nga automjeti.



Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Mësohet se ambulanca është njoftuar për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve edhe pse gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Njoftimi i Policisë

Lushnje
Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Mapo.al/


Etiketa: ,

Pas