Aktualitet

Tre futbollistë të Kategorisë së Parë dyshohen me Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:53 - 20/06/20 |
mapo.al

Tre futbollistë të Kategorisë së Parë dyshohet se janë infektuar me Covid-19. Sipas asaj që raporton Panorama Sport, bëhet fjalë për tre lojtarë të klubit të Shënkollit, të cilët kanë qenë me temperaturë.


Mësohet se klubi i ka izoluar menjëherë lojtarët, ndërsa pritet që t’u merren tamponët.


Ditën e nesërme do të mësohen edhe përgjigjet e testeve.


Emrat e futbollistëve nuk janë bërë publik, ndërsa dyshohet se mund të jenë infektuar nga një person që ka dalë pozitiv ndaj virusit./panoramasport.al/



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas