Kryesore

Rëndohet bilanci/ Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 30/06/20 |
mapo.al

Përkeqësohet situata e COVID-19 në vendin tonë.


Tre pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 62 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.


Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

LEXO EDHE: 

69 raste të reja me koronavirus, zgjerohet harta e qyteteve të prekura


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas