Kronika

Tre të vdekur nga koronavirusi, 157 viktima në vendin tonë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 31/07/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë nga koronavirusi në vendin tonë.


Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56-vjeçar dhe një 76-vjeçar nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 90-vjeçar nga Elbasani.


Numri i viktimave nga COVID-19 arrin në 157. Në dy spitalet COVID të Tiranës ndodhen të shtruar 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.


Sot janë konfirmuar 79 raste të reja me virusin COVID-19 nga 500 testime për të dyshuar. 69 persona janë shëruar, ndërsa 2167 janë rastet aktive.


LEXO EDHE: 

79 raste të reja, 69 pacientë shërohen dhe tre humbin jetën – Bilanci i koronavirusit


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas