Kronika

Atentat mafioz/ Tronditet sërish Shqipëria, vriten dy vëllezërit në Durrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 27/04/20 |
mapo.al

Pas Lezhës, tjetër vrasje ma armë zjarri në Durrës. Besmir dhe Viktor Haxhia, vëllezër siç raportojnë korespondentët, janë vrarë me armë zjarri pranë tregut të makinave në Durrës.


Gazeta Mapo mëson se ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Dy personat e vrarë Besmir dhe Viktor Haxhia, ishin duke udhëtuar me makinë kur u është zënë pritë. Dy persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatike drejt makinës së viktimave. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë. Mësohet se dy viktimat janë nga Spitalla e Durrësit.



Viktimat Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia


Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.

Brenda pak orëve, 4 persona janë vrarë sot në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISEV

Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet  dyshohet   si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit  shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur  Forcat Speciale Renea dhe  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me Specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas