Kronika

Vetëdorëzohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 16/05/20 |
mapo.al

Vetëdorëzohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë në Vlorë, të cilët bëjnë të ditur se Çela është dorëzuar pranë autoriteve mesditën e sotme në prani të avokatit mbrojtës.


Jaeld Çela ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Habilaj”, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.


Ish-kryepolici i Vlorës është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 3.4 vite burg, për shpërdorim detyre.


Bashkë me Çelën akuzohen edhe ish-shefi i seksionit për luftën ndaj narkotikëve Gjergji Kohilla dhe Siokol Bode, funksionar i lartë i policisë së qytetit e Vlorës


Avokatët e Çelës, ish-drejtorit të policisë së Vlorës, kanë apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj klientit të tyre. Çela u dënua në shkallën e parë me tre vite burg, si pjesë e hetimeve për Saimir Tahirin dhe grupin e “Habilajve”, dhe u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre.

Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim te grupit kriminal të ashtuquajtur “Habilaj” në trafikun e drogës drejt Italisë.

Ndërkohë, ish-ministri Tahiri, kërkon pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tahiri tha se do ti shkojë deri në fund procesit ndaj tij, dhe se në fund e vërteta do të dalë në shesh.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas