Kryesore

Vetëizolohet Albin Kurti, pati kontakt me një të infektuar me COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 11/05/20 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19.


Janë marrë mostrat dhe po pritet përgjigjja e analizave.


Postimi i plotë


“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.


Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas