Kronika

Vetëm 4 raste të reja me COVID-19, të infektuarit në 3 qytete





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 11/05/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e reja të COVID-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.


Eugena Tomini nga ISHP tha se nga kryerja e 121 testeve, pozitive me koronavirus janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja, të regjistruar në Tiranë 2 raste, në Kamëz dhe në Shkodër nga 1 rast. Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.


872 qytetarë është numri i përgjithshëm i të infektuarve, 654 janë shëruar plotësisht, ndërsa vetëm 187 është numri i pacientëve aktivë me COVID-19. 28 pacientë ndodhen aktualisht të hospitalizuar në dy spitalet COVID të Tiranës.


4 raste të reja – Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1). Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë.


187 persona aktivë me koronavirus – Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Në 10 ditë asnjë humbje jete – Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Apeli për qytetarët – Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)

Testime totale 11089

Testime molekulare 10559

Testime serologjike 530

Raste pozitive 872

Raste të shëruara 654

Raste Aktive 187

Humbje jete 31

(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 87

Krujë 56

Shkodër 17

Kamëz 12

Fier 5

Kurbin 3

Elbasan 3

Mirditë 1

Berat 1

Durrës 1

Korçë 1


Etiketa: , ,

Pas