Kronika

Shqipëria, 200 viktima nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 10/08/20 |
mapo.al

Vetëm një rast fatal sot nga koronavirusi në dy spitalet COVID të Tiranës.


Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55-vjeçare nga Vlora.


Një ditë më parë u shënuan 6 të vdekur, shifër kjo më e larta e regjistruar në vendin tonë disa ditë rresht.


Shkon në 200 numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Kryeson Tirana me 97 të vdekur e ndjekur nga Shkodra me 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2 dhe Berat 1 i vdekur.


Shqetësuese është situata në dy spitalet COVID ku vazhdojnë shtrimet me të prekur me koronavirus. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

125 raste të reja u konfirmuan sot me koronavirus nga 506 testime për të dyshuar.

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT/ 125 raste të reja me koronavirus në vendin tonë


Etiketa: , ,

Pas