Një i burgosur i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Burgun e Peqinit.
Fatmir Veliu, 40 vjeç, nga Mallakastra, është gjetur i pajetë nga gardianët brenda në qelinë e tij. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet që çuan 40-veçarin drejt aktit ekstrem.
MAPO mëson se Veliu ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe prej disa vitesh vuante dënimin në burgun e Peqinit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
1
Etiketa: burgu i Peqinit, Fatmir Veliu, Vetevaret i denuari