Kronika

Vettingu shkarkon ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 25/09/20 |
mapo.al

KPA ka vendosur të shkarkojë prokuroren e Tiranës, Donika Prela. Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nuk justifikon pasurinë.


Donika Prela ka mungesë të burimeve financiare. Ka një transaksion 25 mijë euro që nuk justifikohet. Edhe blerja e apartamentit e pajustifikueshme me burimet që ka”, – tha KPA. Vendimi u komunikua nga kryesuesja e seancës, Natasha Mulaj.


Pasuria dhe konkluzionet e KPA
KPA arriti në përfundimet e mëposhtme: Lidhur me pasurinë, apartament banimi me sipërfaqe 95.6 metra katrorë në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë.



Në lidhje me pasurinë likuiditete në shumën 4,501,427.89 lekë rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë.


Lidhur me transaksionin huadhënës në shumën 25 mijë euro Kolegji arriti në konkluzionin se kjo shumë është pasuri e subjektit të rivlerësimit dhe personit të lidhur me të.


Për këtë pasuri rezultoi se ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar krijimin e saj dhe është kryer fshehje pasurie.

Bazuar në përfundimet e mësipërme Kolegji arrin në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të.

“Si rrjedhojë vendimi i Komisionit datë 05.02.2019 duhet ndryshuar pasi nuk gjendet i drejtë dhe i bazuar në fakte, prova dhe ligje. Për këtë arsye trupi gjykues vendosi ndryshimin e vendimit të KPK për Donika Prelën,dhe shkarkimin e saj nga detyra. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, deklaroi Natasha Mulaj.

KPK e konfirmoi në detyrë
Donika Prela u konfirmua unanimisht në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.

Prokurorja Donika Prela i mbështeti kërkesat e saj për përjashtimin e Natasha Mulajt dhe Ina Ramës me hetimet e kryera ndaj të afërmve dhe familjarëve të tyre.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas