Kryesore

Vijnë në Shqipëri 8190 doza të Pfizer, Rama: Synim vaksinimi për 14 muaj









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 22/02/21 |
mapo.al

Vijnë në Shqipëri 8190 doza të tjera vaksinash. Pfizer ka dërguar të tjera doza në vendin tonë. Vaksinat u pritën nga kryeministri Edi Rama në Aeroportin e Rinasit. Sipas Ramës, Shqipëria është në bisedime me një vend mik për 360 mijë vaksina të tjera.



Vijon vaksinimi në vend. Duhet ta theksojmë se shumë shtete nuk kanë sot asnjë vaksinë.  Lajmi i mirë është se nuk kemi patur asnjë problem me personat e vaksinuar. Edhe nga eksperjanca ime personale, antitrupat janë formuar”, – u shpreh Rama.


Sipas Ramës, synim mbetet vaksinimi i shqiptarëve për 14 muajt e ardhshëm.






Objektivi i 14 muajve është shumë ambicioz. Për faktin se siç e shihni lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë kurse sasitë në krahasim me kërkesën janë të vogla. Shumë shpejt do kemi lajme të mirë.


Ju po e shikoni se çdo ditë lufta për të siguruar doza vaksinash është shumë e fortë në të gjithë anët, por ne nuk hyjmë te ata që dorëzohen dhe unë kam besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira. Ne vijojmë furnizimin me vaksinën Pfizer, vijojmë fushatën e shtrirë për vaksinën e personelit të bluzave të bardha në të gjithë vendin. Sot që flasim 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e vetëm 10 shteteve dhe të gjithë vendet e tjera që kanë pasur akses me dozat e mundshme kanë marrë pjesë dhe kanë ndarë vetëm 30% të shifrave. Ka dhe 120 vende mes tyre dhe vendet e rajonit që nuk kanë asnjë dozë deri më tani“, – theksoi Rama.

57


Etiketa: , ,

Pas