Arkiva 2

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë, shkak dyshohet prishja e pazareve të grabitjeve, zbulohet autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:08 - 05/06/20 |
mapo.al

Policia e Shtetit bën me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes së dy vëllezërve, Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, këtë mbrëmje në Krujë.


Ai është 32-vjeçari Roland Pula, një person me precedentë të mëparshëm kriminal dhe që hetohej nga policia si autor i disa vjedhjeve.


Shkak i vrasjes mendohet të jenë bërë sherret e vazhdueshme që vëllezërit dhe autori kanë pasur me njëri-tjetrin.


Raportohet se forcat e Policisë së Durrësit, FNSH dhe RENEA janë në ndjekje të autorit. Gjithashtu dy dronë nate po kontrollojnë zonën.


***

Pas ngjarjes kriminale që ndodhi në Laç, duket se vendi ynë nuk gjen qetësi sa i përket vrasjeve. Nga Vlora në Shkodër kanë ndodhur disa atentate, të pazbardhura ende nga policia.

Vendi ku ndodhi vrasja

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Kruja. Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën

Gjëndet makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit .

Vijon krehja e zonës. Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.

LEXO EDHE: 

Tronditet Kruja/ Ekzekutohen dy vëllezërit, dyshohet për hasmëri (Emrat)

 


Etiketa: , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas