Aktualitet

Vrasja në Astir, dorëzohet në polici autori, e bindën familjarët





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 23/01/20 |
mapo.al

Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës autori i vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Noel Dishi, i cili përdorte 3 emra. Policia njofton se vetëdorëzimi i 29-vjeçarit erdhi pas negociatave të familjarëve me të dhe kontrolleve të shtuara nga uniformat blu. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve.


“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.



Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.


Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve”, thekson policia.


Vilson Tafçiu, i riu që u vra në Astir

28-vjeçari ishte duke konsumuar kafe në shoqërinë e dy vajzave te një prej lokaleve të njohura në zonën e Unazës së Re kur është thirrur jashtë nga shoku i tij, Noel Disha. Pasi kanë debatuar me fjalë, ky i fundit e ka qëlluar me një plumb në zemër Vilson Tafçiun, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mësohet se pas ngjarjes, Disha është larguar i ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë.

Noel Disha, autori i krimit

Të paqarta mbeten rrethanat e krimit të rëndë. Vilson Tafçiu ishte emër i njohur për policinë. Ai ishte deportuar nga Franca në vitin 2018 pasi ishte arrestuar atje për trafik lëndësh narkotike.


Etiketa: , ,

Pas