Aktualitet

Plumb në kokë 30-vjeçarit në Bulqizë, humb jetën në spital






               Publikuar në : 18:01 - 26/07/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë këtë pasdite. Një person nga fshati Vlashaj është qëlluar me armë zjarri në kokë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën në spital. Personi i pajetë është i paidentifikuar por mësohet se është rreth moshës 30-vjeçare.


Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihma e menjëhershme, duke e transportuar me urgjencë në spital plaga në kokë ka rezultuar fatale për të riun. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që burime pranë policisë bëjnë të ditur se nuk përjashtohet edhe pista e vetëvrasjes.

Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e rrethanave.

Vijon…


Etiketa: , , ,

Pas