Kronika

Tronditet Vlora, 60-vjeçari vritet me shkop bejsbolli nga fqinji





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 29/04/20 |
mapo.al

VLORË – Vala e kriminalitetit të ditëve të fundit ka prekur edhe Vlorën. Qyteti bregdetar është tronditur mëngjesin e sotëm pasi një person është vrarë me sende të forta.


Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në lagjen “11 janari”. Mësohet se dy persona fqinjë me njëri-tjetrin janë konfliktuar në moment, ndërsa sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve rrethanore.


Njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda në kokë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Bujar Mehmetaj, 60 vjeç. Burime për MAPO saktësuan se ai është goditur me shkop besjbolli në kokë, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.


Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të ketë qenë një konflikt për kamerat e sigurisë. Policia bën të ditur se ka indentifikuar autorin e krimit i cili është Jurgen Lelaj dhe është vënë në ndjekje të tij.


Skena e krimit është filmuar e gjitha, por po ashtu kanë qenë edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes, ata që kanë ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas