Kronika

Vrasjet në Durrës dyshohet se lidhen me paratë e grabitura në Rinas




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:27 - 04/05/20 |
mapo.al

Arrestimi i Altin Ndocit dhe Klevis Allës ë Durrës, si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, ka bërë që prokurorët të kenë në dorë matriale që mund të lidhen me ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në vend vitet e fundit.


Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja e vëllezërve Haxhija mund të mos ketë ndodhur për drogë, as për borxhe, por për shkak të grabitjes së Rinasit.


Gazeta Mapo mëson nga burime brenda grupit hetimor, se vëllezërit Haxhia kanë strehuar njërin prej personave që ka kryer grabitjen në Rinas.



Vëllezërit Haxhia dyshohet se kishin dijeni për vendin ku ishin fshehur paratë dhe vrasja ka ardhur pikërisht për paratë e grabitura në Rinas, thonë burime nga grupi hetimor.


Grupi kriminal i Altin Ndocit po kërkonte paratë e fshehura brenda aeroportit të Rinasit, rreth 5 milionë euro. Grabitje që ka ndodhur në 9 prill të 2019


Nga dëshmia e të penduarit Klevis Alla, hetimi ka zbuluar edhe lidhjen mes dy ngjarjeve.

Gjithashtu gazeta Mapo mëson se Besmir Haxhia mund të ketë luajtur rol edhe në grabitjen brenda Rinasit. Kjo për faktin se Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në Greqi me emrin Pëllumb Rusi dhe është dënuar me 9 vite burg për plagosje. Rezulton se Haxhia ka vuajtur dënimin në burgun ku ndodhej edhe Admir Murataj, i vrarë nga policia pas grabitjes brenda aeroportit.

Klevis Alla ka treguar se grupi që ai bënte pjesë është i përfshirë edhe në 4 ngjarje të tjera kriminale, duke përfshirë edhe vrasjen e Dorian Shkozës. Edhe vrasja e Dorian Shkozës dyshohet se është vrarë pikërisht për paratë e Rinasit, pasi mendohej si një ndër personat që i kishte fshehur.

Besmir dhe Viktor Haxhija u ekzekutuan pak ditë më parë në Durrës.

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas