Aktualitet

Durrës/ Vrau gruan me thikë, mbytet në det bashkëshorti







               Publikuar në : 09:31 - 20/07/19 |
mapo.al

DURRËS – Gjendet i mbytur burri që vrau gruan ditën e djeshme në Durrës. Adriatik Kuka, 37 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në vendin ku u fsheh pas ngjarjes, pranë sektorit Rinia në zonën e plazhit. Dyshohet se ai është futur në det me qëllim për t’i dhënë fund jetës. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga pushuesit në orët e mëngjesit të kësaj të shtune të cilët kanë njoftuar policinë.


Pranë të vendit të ngjarjes u gjet edhe makina me të cilën u largua pas krimit. Një ditë më parë Adriatik Kuka vrau me thikë bashkëshorten e tij Hazbije Kuka duke e goditur pesë herë me thikë. Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme Adriatik Kuka i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u futur në det ku edhe ka humbur jetën.

Krimi i djeshëm ndodhi në sytë e djalit 8-vjeçar të çiftit. Burrë e grua, sipas të afërmve kishin konflikte të vazhdueshme për shkak të xhelozisë. Madje bashkëshortja Hazbie Kuka kishte edhe urdhër mbrojtje nga gjyka

Njoftimi i policisë
Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas