Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë orët e para të mëngjesit të kësaj të premte.
Një 23-vjeçar, E.B, është vrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Bulqizë. Mësohet se viktima kishte dalë për gjah me shokun e tij Klodian Kola.
Ky i fundit dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht me armën e gjahut çifte shokun e tij, duke i shkaktkuar plagë të rënda në trup.
Mësohet se viktima ka marrë një plagë në shpatull dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Autori i dyshuar është shoqëruar në polici dhe po pyetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.