Kryesore

Reforma zgjedhore/ Yuri Kim dhe ambasadorët e BE-së takim me Bashën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 01/06/20 |
mapo.al

Vijojnë takimet e ambasadorëve me mazhorancën dhe opozitën, lidhur me reformën zgjedhore. Pak momente më parë, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadorët e BE-së e Britanisë, kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Ata kanë filluar takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha.


Takimi vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Yuri Kim u ka kërkuar sot partive politike që të mbajnë fjalën, në një mesazh të koduar, që duket se ka sjellë edhe ndryshimin e disa qëndrimeve.


Takimi sot vjen pas mosarritjes së konsensusit mbrëmjen e djeshme mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor.


Aktualisht PD dhe PS ndahen tek votimi elektronik me kartë identiteti, komisionet zgjedhore dhe qeveria teknike.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas