Kryesore

Dokumenti/ Zbardhet marrëveshja me 12 pika për reformën zgjedhore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 05/06/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo zbardh marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik, për reformën zgjedhore. Nga identifikimi elektronik, depolitizimi dhe komisionet zgjedhore, janë disa nga pikat e marrëveshjes me 12 pika.


1- Identifikimi elektronik  ODIHR sugjeron se nisjen me një projekt pilot në jo më shumë se 20% të votuesve.  Megjithatë partitë u shprehën të vendosura të mbështesin identifikimin elektronik 100% në zgjedhjet e ardhshme. Zbatueshmëria do të vendoset nga KQZ me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Qeveria garanton fondet për implementimin.


2 – KQZ  KQZ do të ketë nënkomisioner që do të merret me procesin e identifikimit elektronik dhe do të ndihmohet nga ekspertët ndërkombëtarë.


3  KQZ Struktura e KQZ do të përbëhet nga 5 anëtarë.


4 – Komisionet e Numërimit- Dy zyrtarë jo politikë. 2 do të jenë të maxhorancës e dy të opozitës, ose 3 vëzhgues , ose një monitories për secilën nga 4 partitë parlamentare fituese në zgjedhjet e 2017.

5- Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit janë të zgjedhur nga maxhoranca dhe minoranca ndërsa 3 përzgjidhen me lotari nga KQZ. Vetëm njëri prej tyre do të ketë rolin e vendimarrësit, dy të tjerët do të asistojnë.

6- Zonat e Administrimit Zgjedhor do të jetë  e njëjta strukturë si ajo e qendrave të votimit

7- Kolegji Zgjedhor duhet të përbëhet nga gjyqtarë që më përpara kanë kaluar vetingun

8 – Procesi i apelimit – Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar. Nuk do të jetë Gjykata Kushtetuese.

9 -Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Punonjës të sektorit publik do të kenë mundësi të jenë pjesë e administratës zgjedhore

10  Adoptimi – të gjitha propozimet e dakordësuara do të draftohen në një amendament ligjor  që do të rishikohet nga Këshilli Politik. Çdo korigjim nëse do të propozohet duhet të kalojë më parë në këshillin politik.

11- Këshilli Politik do të vjijojë diskutimet për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR sa i takon blerjes së votave.

12- Kur do të hyjnë në fuqi – Pikat 1,2 , 3, 7, 8, 9, 10 dhe 11 dhe dy shënimet më poshtë do të hyjnë në fuqi në zgjedhjet e ardhshme. Pikat 4, 5, 6 do të hyjnë në fuqi zgjedhjet e tjera


Etiketa: , ,

Pas