Të paktën 30 nxënës të gjimnazit “Janal Kilica” u dërguan me urgjencë në spital me simptoma helmimi. Ata kanë pasur vështirësi në frymëmarrje dhe marrje mendsh. Ngjarja është e përsëritur në këtë shkollë pasi edhe një javë më parë ndodhi e njëjta gjë.
Ndërkohë grupi hetimor ka zbuluar edhe shkakun e helmimit. Mësohet se ka qenë një nxënës i kësaj shkolle i cili ka hedhur spraj piper në klasë dhe në ambientet e shkollës. Nxënësi nga fshati Kurjan bëhet me dije se është autor edhe i ngjarjes së mëparshme.
Ky spraj ka shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe djegie të syve e lëkurës. Nxënësi në fjalë njihet si një nxënës problematik. Ai është shpallur në kërkim nga policia.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”.
LEXO EDHE: