Aktualitet

Zjarr në një kopësht fëmijësh në Tiranë (Foto+Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:53 - 03/06/20 |
mapo.al

Në vilë e cila përdorej edhe si kopësht fëmijësh në Tiranë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka rënë në papafingo dhe janë larguar me shpejtësi banorët.


Brenda ndërtesës nuk ka patur asnjë fëmijë në momentin që ra zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.


Njoftimi


Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.


Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Etiketa:

Pas