Dy banesa në Tropojë raportohet se janë djegur nga zjarri pak pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerrnicë rreth orës 00: 30, në një nga pallatet e ish-fermës ku janë djegur dy apartamente në pronësi të Dede dhe Gege Sokoli.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz. Zjarrfikësja e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shpëtuarnga djegia banesat e tjera në pallat.Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.