Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët sot në Elbasan.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.
Servisi i automjeteve ndodhet pranë një karburanti në këtë qytet, siç shihet dhe në pamje.
Mësohet se policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
/Mapo.al/