Aktualitet

Lajmi i mirë/ 5 pacientë të prekur nga koronavirusi, lënë spitalin dhe kthehen në shtëpi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 31/03/20 |
mapo.al

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook. Deri më tani janë 52 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri.


“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga 🤜#COVID-19🤛
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi”, – shkruan Manastirliu.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas