Ka shkuar në 22 numri i ‘bluzave të bardha’, të prekura nga koronavirusi dhe që janë shëruar. Sot është shëruar edhe një infermiere tjetër. Deri më tani janë 41 të prekur nga personeli shëndetësor në Shqipëri të infetkuar nga COVID-19 dhe janë shëruar 22.
“Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP.
Shkon në 2️⃣2️⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19. Deri tani 1️⃣3️⃣1️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19“, – thotë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një status në Facebook.