Lajmi për vdekjen e Mino Raiolës pushtoi rrjetet sociale, që u përgënjeshtrua më vonë edhe nga vetë agjenti italian i cili tregoi me anë të një postimi në “Tweeter” se është gjallë.
Gjendja e Raiolës sidoqoftë nuk është e mirë dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të afërt me të të shqetësohen për shëndetin e 54-vjeçarit, siç është dhe rasti i Zlatan Ibrahimoviç.
Sipas “SportMediaset”, “gjiganti” suedez ka shkuar personalisht në spitalin “San Raffaele” ku ndodhet Raiola për ti qëndruar pranë në këto momente të vështira për të.
Raiola dhe Ibrahimoviç kanë qenë protagonist në të shkuarën në shumë transferime të bujshme të sulmuesit përreth europës.
Për vdekjen e agjentit të famshëm raportuan mediumet më të mëdha italiane, por edhe ato ndërkombëtare, përfshirë Eurosport, AS, BBC, Marca e shumë të tjera.