Gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej rreth 1000 £ për disa gra që pozuan nudo në një ballkon në Dubai.
Sipas “National”, gratë ishin pjesë e një reklame. Por, autoritetet deklarojnë se sjellja e tyre është e papranueshme dhe nuk pasqyron vlerat dhe etikën e shoqërisë.
Ato po shihen tashmë gjerësisht nëpër media sociale, përmes fotove dhe videove.
Kushdo që ka shpërndarë pamjet, mund të jetë gjithashtu në telashe me ligjin, pasi ndarja e materialit që konsiderohet pornografik dënohet me ligj brenda vendit.
Ndaj grave në fjalë rëndojnë tashmë akuzat për shkelje të ligjeve të edukimit publik.
Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithëse liberale në shumë aspekte krahasuar me fqinjët në Lindjen e Mesme, kanë ligje të rrepta për edukimin e publikut.
Kujtojmë se shumë njerëz janë burgosur vetëm për shkak të komenteve të pahijshme, të publikuara në rrjet.