Sport

Lampard nuk është gati, zbulohet plani i Chelsea me Sarrin







               Publikuar në : 20:30 - 24/05/19 |
mapo.al

Mauricio Sarri është në pikëpyetje rreth të ardhmes së tij si trajner i Chelsea, teksa vetë italiani pranoi se pas finales së Europa League do të ulet të bisedojë me drejtuesit e klubit për planet e së ardhmes.


“The Sun” ka bërë me dije se Chelsea do t’i japë kohë edhe një sezon për të treguar vlerat e filozofisë së lojës së tij dhe rezultatet që do të arrijë. Këtë gjë drejtuesit e “bluve” ia kanë komunikuar edhe vetë 60-vjeçarit, duke e konfirmuar si trajner të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Dilema e Chelsea ka të bëjë me Frank Lampard, i cili po projektohet për të marrë drejtimin e ish-skuadrës ku u bë legjendë. Mirëpo, tek klubi londinez janë akoma të pa bindur rreth aftësive të ish-mesfushorit për të qenë trajner.

Për këtë, kanë menduar që Lampard të vijojë edhe për një sezon të punojë si trajner tek Derby Country, ku do të fitojë më shumë eksperiencë dhe më pas të jetë në gjendje për të përballuar drejtimin e një klubi të madh si Chelsea.

Kujtojmë që për Sarrin ka zëra që e lidhin me Juventusin, teksa klubi italian është pa trajner pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas