Aktualitet

Lamtumira e një presidenti







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:48 - 30/09/19 |
mapo.al

E bija e Jacques Chirac, Claude qëndroi e vetme përpara varrit të babait të saj, teksa i dha lamtumirën e fundit ish-presidentit francez. Ky homazh privat pasoi një lamtumirë publike në qendër të Parisit, ku u zhvillua një ceremoni solemne.


Presidenti Emmanuel Macron udhëhoqi ceremoninë ku ishin të pranishëm një numër i madh liderësh botërorë.


Arkëmorti i mbështjellë me flamurin francez u vendos pranë varrit të Napoleonit përpara se të dërgohej në kishën Saint-Sulpice. Kjo kishë u zgjodh për shkak se Notre Dame nuk është restauruar akoma pas dëmeve nga zjarri.



Mes të pranishmëve ishin Vladimir Putin, Bill Clinton apo edhe Nicolas Sarkozy. Nuk munguan edhe personazhe të famshme si Salma Hayek.


Një minutë heshtje u mbajt edhe në shkolla dhe administratë për të nderuar Chirac, që shërbeu si president i Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007. Ai ndërroi jetë të enjten në moshën 86-vjeçare.


LEXO EDHE:

Kush ishte Zhak Shirak? Profil i politikanit më jetëgjatë në Europë


Etiketa: , , ,

Pas