Aktualitet

Lamtumirë Kampion i madh…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 05/04/20 |
mapo.al

Nga Adriatik Dosti


Bote e cmendur dhe kohe dhimbjesh pa fund ! Nje tjeter largim shokues nga kjo jete  i nje tjeter njeriu te dashur , te respektuar e me plot kontribute per shoqerine e vendin e tij…


Pas ditesh te tera ne lufte me coronavirusin bastard  sot ka humbur jeten ne moshen 61 vjecare nje emer i nderuar e shume i respektuar i komunitetit sportiv shqiptar…Skender Kurti…


E pabesueshme vertet por po kaq edhe tronditese mik i shtrenjte, i mire e shume i hershem Ner Kurti…


Si mund te humbasesh ti qe kurre nuk e njohe humbjen, qe kurre s’bere asnje hap mbrapa ne jeten tende…ti qe ne ring ishe nje Luan i vertete dhe mposhte cdo lloj kundershtari qe te doli perpara…ti qe sportisteve te tu me pas u mesove vec  rrugen  drejt fitores …ju mesove te mos dorezoheshin kurre !

Si mund te te marre ty vdekja kesisoj Ner Kurti…ty sportistin e trajnerin kampion qe ne ato kohe te veshtira  te pas 90…ngrite me thonj sportin e veshtire por burreror te boksit burgosur per dekada me radhe prej atij regjimi brutal e antinjerezor   dhe u ngjite ne Ring aq dinjitoz sic dine te ngjiten vetem Burrat e Gladiatoret  qe njohin e pranojne gjithcka …pervec humbjes…

Si mund te ikesh prej kesaj bote  ti keshtu o miku iom i mire e shume i hershem… i pa percjelle prej morise se miqve, shokeve, sportisteve, kolegeve, familjareve, te dashurve e simpatizanteve te tu te shumte an e kend Shqiperise…vetem e vetem pse kjo bote e hardallosur e kjo jete e cmendur qe na ra per hise ta jetojme na detyron te pranojme tekat e trillet e saj kapricoze…

Sa e pa drejte por po kaq e dhimbeshme…

Lamtumire sportisti model,,,boksieri trim e zemer Luan.,.trajneri kurajoz e fitimtar…njeriu i mrekullueshem qe dije te respektoje gjithkend …ndaj dhe te gjithe te donin en te respektonin aq fort…

U prehsh ne Paqe e te qofte dheu i lehte Ner Kurti !


Etiketa: ,

Pas