Aktualitet

Lamtumirë karantinë! Por këto aktivitete do vijojnë të jenë të ndaluara





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 01/06/20 |
mapo.al

Nga dita e sotme, 1 qershor, Shqipëria iu rikthye jetës normale, që prej izolimit të nisur nga data 9 mars, për shkak të pandemisë COVID-19.


Sipas urdhit të firmosur nga ministrja Ogert Manastirliu, nga sot lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me mjetet e tyre në të gjithë vendin si dhe do të hapen kufijtë. Nuk ka më “zona të kuqe” dhe “zona të gjelbra” si dhe as kufizime në orare.


Gjithashtu janë hapur edhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje.



Por sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, sërish do ketë disa kufizime, pasi ndalohet transporti publik ndërqytetas, dasmat, ceremonitë mortore, teatrot apo klubet e natës.

Sa i përket atyre që vijnë nga jashtë, tani nuk është më i detyrueshëm karantinimi 14 ditor.

Urdhri parashikon:
-1 qershor lejohet lëvizja e lire në të gjithë vendin (me mjete private)
-1 qershor hapen kufijtë me të gjitha shtetet
-1 qershor hapen parqet e lojërave dhe aktivitete të ngjashme
-6 qershor hapen plazhet publike

Nuk lejohet ende:
-Transporti publik
-Dasmat
-Ceremonite mortore
-Hapja e kinemave
-Hapja e Teatrove
-Hapja e klubeve të natës.

LEXO EDHE: 

Hiqen të gjitha kufizimet, s’ka më “zona të kuqe”, hapen edhe kufijtë tokësorë


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas