Aktualitet

Lamtumirë Mattia! 4-vjeçari shqiptar shuhet në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:04 - 13/07/20 |
mapo.al

Mattia Uruçi nuk ia doli. Vogëlushi me origjinë shqiptare u shua në spitalin e Vicenzas, ku prej 4 ditësh luftonte me vdekjen.


Mattia ishte vetëm 4 vjeç e gjysmë. Pasditen e të hënës së shkuar ai u nxorr në gjendje të rëndë nga një pishinë në Lido të Bolzanos. Që nga ai moment Mattia ndodhej në terapi intensive në Pediatrinë e Vicenzas, ku dhe ndërroi jetë të premten.


Varrimi i Mattias do të mbahen të premten e 17 Korrikut. Prindërit e tij kanë vendosur që i vogli të prehet në varrezat e Bolzanos në një ceremoni të thjeshtë.


Prokuroria italiane nisi menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë dhe puna për zbardhjen e rrethanave vijon.


Mediat fqinje shkruajnë se vdekja e të voglit ka tronditur të gjithë komunitetin në Bolzano. Janë me mijëra mesazhet e komunitetit shqiptar, por jo vetëm, të cilët në Facebook kanë shprehur ngushëllimet për prindërit e të voglit, që mësohet se janë nga Belshi. /american eye


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas