Kryesore

‘Langaraq, legen, rrugaç, vrasës…mbylle gojën!’, ja ofendimet në komisionin e Medias mes PS e PD








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 04/06/18 |
mapo.al

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, ka qenë i pranishëm në Komisionin e Medias aty ku ka sqaruar para deputetëve incidentin e ndodhur në protestën e 26 majit.


Kasmi ka thënë se ka qenë në protestë për të raportuar lajmin, por më pas dhuna është provokuar nga policia.


Kasmi foli gjatë për këtë cështje, por deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës janë përfshirë në një debat të nxehtë ku secila prej palëve kujtonte “mekatet” e palës tjetër.


Deputeti i PS-së, Fidel Ylli, u kujtoi 21 janarin dhe katër gazetarët që më pas qeveria e asaj kohe u cilësuan si pucista.


Ylli solli edhe një kopje te gazetës “RD” të asaj kohe.


“Nuk ndërhyra fare kur folët 40 minuta…I uroj shërim të shpejtë (Kasmit) dhe duhet ta dish që dikur ka pasur një lokal Bar ‘West’ ku jepnin lajmin të gjithë…”,- tha Ylli.

Ai tha se, Kasmi nuk ka bërë detyrën e gazetarit në këtë rast dhe po luan rolin e viktimës ndërkohë që vetë Kasmi i ka cilësuar kolegët e tij si pucista, duke iu referuar 21 janarit.

“…Gazetari juaj nuk është gazetar…Ju jeni vrasës dhe flisni ju për gazetaret…”,- reagoi Ylli, i cili ndërpritej disa herë nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

“…Langaraq, mbylle gojën, rrugaç je ti, rrugaç ordiner që i pret fjalen kolegut, rri urtë aty, veç gazetar i lirë nuk është ky…”,- replikoi Ylli me deputetin Boçi.

“Vrasësin e keni atje, ai (Rama) i çoi mish për top, ju i sollët, ju i dirigjuat, kërkoni ndjesë atyre që i sollët. Ai që është përballë (kësaj selie), ai është vrasës, ju jeni rëndë flisni për dhunën ndaj Blendi Kasmit se për këtë jemi mbledhur…”,- replikoi Vokshi.

Edhe Kasmi ka dhënë përgjigjen e tij për artikullin të cilit i referohej Fidel Ylli.

“Ai titull ka të bëjë më ngjarjen e 21 janarit me sulmin ndaj kryeministrisë, nëse lexohet është e qartë që bëhet fjalë për sulmin e dhunshëm ndaj kryeministrisë… kjo u konsiderua nga mazhoranca e atëhershme si një grusht shteti. Nuk ka lidhje fare ky artikull me atë që ka ndodhur me gazetarët. Nuk di që gazetarët të jenë dhunuar ndonjëri sic jam dhunuar unë me 26 maj…”,- replikoi Kasmi./Mapo.al/


Etiketa: , , , ,

Pas