Ishte një lapsus, por natyrisht vjen si pasojë e pozicionit të tij në kohën e Partisë Komuniste.
“Byroja e Partisë” ishte shprehja që përdori Gramoz Ruçi në Kuvend, në vend të “Byrosë së Kuvendit”.
“Zoti Hasa liro sallën. Liro sallën. Kryetari i grupit nxirre deputetin jashtë. Do të ta jap fjalën menjëherë sapo deputeti të lirojë sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së Partisë…Byrosë së Kuvendit. (në sallë duartrokitet)
Zoti kryetar i grupit kontribuo për të zbatuar vendimin për të liruar sallën dhe për të mos ta mbajtur peng deputeti i grupit tënd deputeti Hasa. Procedura do të vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën. Peng seancën nuk mund ta mbajë një deputet dhe as një grup parlamentar.
Më pas ka ndërhyrë dhe Berisha duke kërkuar përjashtimin e Ramës, pasi sipas tij kryeministri ka fyer deputetët e opozitës.
“Ai është sharësi më vulgar”, u shpreh Berisha, ndërsa Ruçi iu përgjigj: Edhe për këtë që thatë ju mund të përjashtoheni nga seanca.