Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka qenë shpeshherë në shenjestër të mediave për sjelljet e tij të çuditshme apo lapsuset në publik. Ai “goditi” edhe sot në konferencën për shtyp me Edi Ramën, kur tha se “zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen me 30 Prill”. Gazetarët ia dhanë të qeshurës, kurse Rama e ndihmoi duke i thënë se “janë në qershor”.
Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?
Rama: Qershor.
Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit…
(Gazetarët qeshin)
Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.
Ky lapsus mori edhe vëmendjen e politikanëve. Kështu Petrit Vasili i LSI-së, shkruan:
“Zgjedhjet kane mbaruar ne prill. Cfare zgjedhjesh do te bente ne 30 qershor Edi Rama. Junker mu ne sy te Rames njofton qe zgjedhjet kane perfunduar qe ne fund te prillit. Opinioni i tij duhet degjuar me vemendje!”, shkruan me ironi Vasili në facebook.