Aktualitet

Larg njëri-tjetrit por por partneri nuk harroi ta surprizonte Adriana Matoshin









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 07/02/21 |
mapo.al

2 ditë më parë Adriana Matoshi festoi 41-vjetorin e lindjes. Urimin më të veçantë ajo e mori nga partneri i saj, Keith Groeneveld. Ky i fundit ndau në Instagram disa nga momentet më të bukura me partneren e tij. Një pjesë të fotove ata të dy i kanë publikuar më herët në rrjete sociale pasi e bënë lidhjen publike, ndërsa të tjerat nuk i kishim parë kurrë.



“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkroi Keith përkrah videos.





Mirëpo kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e surprizës, sepse më të veçantën ai e kishte lënë për më vonë. Futbollisti i ka dërguar Adrianës një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe disa ushqime të shijshme. Ai nuk ka qenë pranë saj për 41-vjetorin, por nuk ka harruar t’ja bëjë ditën shumë speciale. Këtë gjë e ka treguar vetë Matoshi, që ka ndarë në rrjete sociale dhe një letër që ja ka shkruar partneri.



“Faleminderit dashuria ime, edhe pse jemi kilometra larg, ti gjen ende një mënyrë për të më bërë mua të lumtur!


Një letër nga Keith

Gëzuar ditëlindjen shpirt

Së pari dua të falenderoj Zotin që të dha ty një tjetër vit. Do të doja shumë të isha aty me ty, për të festuar ditëlindjen tënde në një mënyrë që nuk e ke festuar kurrë më parë. 41 trëndafila për gjithë këto vite që ke qenë një bekim në këtë tokë. Gjithë këto ushqime do të bëjnë të mendosh për verën që kemi kaluar bashkë në izolim. Më beso, do të kënaqemi akoma më shumë dhe do të krijojmë më shumë kujtime. Shijoje ditën tënde loçka! Më shumë bekime, më shumë jetë, më shumë dashuri. Të dua shumë zemër.”, shkruan Adriana në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Kujtojmë se lidhja mes Adrianës dhe Keith është përfolur shumë gjatë për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë. Futbollisti është 19 vite më i ri se aktorja, diçka që vërteton se dashuria nuk njeh moshë. Megjithatë kritikat ndaj tyre nuk kanë munguar, por kjo nuk e ka penguar Adrianën të shfaqë hapur dashurinë e saj për Keith dhe e anasjellta.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas