Aktualitet

“Larg Shkodrës e gjuhës sime” – Mesazhi prekës i së resë për bashkëmoshatarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 07/03/21 |
mapo.al

Sms-ja e një vajzeje të re në emigrim ka sjellë mjaft emocione dhe ndjesi në takimin e sotëm që pati me të rinjtë drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati.






Sms-ja, e lexuar nga mikja e pranishme në takim, mbante në vetvete një mesazh për rininë shkodrane, që të mos e çojnë dëm të drejtën e votës, si dhe mundësinë për të ndryshuar të ardhmen.


“Përshëndetje të gjithëve aty! Nëse do të isha në Shkodër ndoshta nuk do të vija në takimin e sotëm. Po fiks prej kësaj mendësie, jam sot me  familjen në emigrim. Larg Shkodrës time. A më besoni se sa jua kam zili?! E për kë? Për vendin tim. Jam  larg Shkodrës time, për faje të tjera dhe ndoshta dhe për fajin tim. Se kurrë nuk i dhashë politikës zërin tim.





Këtu ku ndodhem kam çdo gjë, por  s’kam Shqipërinë, s’kam Shkodrën time,  s’kam gjuhën time, s’kam të afërmit e mi. Nuk ju kam ju, nuk kam rini. Prandaj ka ardhur  koha  që  politika të  na dëgjojë zërin dhe të na e dëgjojë  fort. Ndryshimin le ta sjellim ne.”



1




Etiketa: , ,

Pas