Aktualitet

Largimi i Bashkim Koplikut – Rama: Do të më mungojnë mesazhet e mikut që s’takova kurrë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 22/11/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel për vdekjen e ish- zv/kryeministrit Bashkim Kopliku nga pandemia Covid-19.


Në një postim në “Facebook”, Rama e cilëson si një njeri të rrallë, koherent mes asaj që fliste dhe bënte, si një burrë të ndershëm, fisnik dhe kokëfortë.


Ai gjithashtu tregon se me Koplikun nuk ishte takuar asnjëherë, ndonëse kishin krijuar miqësi përmes mesazheve telefonike.



“Ai më shkruante shpesh, me pak fjali, opinionin e vet kritik për punë të caktuara të qeverisë apo sugjerimin e tij në momente të nxehta politike”, shkruan Rama duke mos kursyer krahasimet me ata që ai i konsideron “parimorë të ulët mediatikë“.


“Do të më mungojnë mesazhet e Bashkimit” , – vijon kryeministri -, “mikut që s’e takova kurrë, por e desha mu si një personazh, me të cilin mbetesh përgjithmonë në lidhje të pakonfirmuar.”


Kopliku u nda nga jeta të shtunën, pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ai vdiq në avion gjatë udhëtimit drejt Italisë, ku ishte nisur për mjekim të specializuar.

Lexo edhe :  Basha: Fushata e Ramës dëmton Kosovën, ja kush përfiton..

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”:

 


Etiketa: , ,

Pas