Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Largimi i Kalos nga Komiteti dhe i Çomos – Brataj pranon presionin politik

by mapo.al
04/03/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut infeksionist Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si dhe largimin e Najada Çomos për t’u angazhuar me Partinë Socialiste për zgjedhjet më 25 prill.

I ftuar në “News 24”, Brataj tha se Kalo ka marrë një vendim personal dhe se vendi nuk ka vetëm këtë mjek, por plot profesionistë të tjerë.



Brataj gjithashtu komentoi angazhimin e shefes së Infektivit në politikë, duke e cilësuar si diçka pozitive. Sipas tij, politika duhet t’iu japë mundësi edhe profesionistëve, mes të cilëve edhe mjekëve.

Kreu i Urgjencës nuk e mohoi presionin politik brenda Komitetit, arsyen për të cilën u largua Kalo.

“Për fatin e keq kemi arritur në periudhën e zgjedhjeve që ka presione. E keqja është se ka profesionistë mjekë që janë rreshtuar në politikë, por mos të bëjnë skanerin e mushkërive dhe t’ia japin partisë ta shohë”,  – tha Brataj.

Pjesë nga intervista në studio:

Si e shihni largimin e Kalos nga Komiteti i Ekspertëve?

E mora vesh nga mediat dhe nga mesazhi i vetë Prof.Kalos. Zgjedhje personale, por ai kishte shpjeguar disa arsye te statusi i vet, që nga presioni i jashtëm, i brendshëm. Më vjen keq për një profesionist, bashkëpunoja shumë me të dhe do të bashkëpunoj, por besoj është zgjedhje personale.

Ai fliste për përçarje…

Ai referohej nga të gjitha kryeqytetet e botës. Edhe unë këto ditë kam një debat shumë të ndezur me një grup të mjekëve, nuk jam dakord, por situata kjo është. Ajo që më vjen shumë keq është fakti që në një grup mjekësh bëhesh meme. Ne mësonim nga njëri-tjetri, por arritëm në momentin që intervistat t’i bëjmë si subjekt memesh te mjekët. Unë bëra një status ku u përpoqa të sqaroja të vërtetën, nuk dëgjuan dhe vazhduan. Bëra sërish një sqarim, se si është gjëja aktuale, nuk janë dakord, e shohim çdo gjë si katastrofale. Shoh disa nga administratorët, sepse ata i lejojnë publikimet e njërit apo të tjetrit, që më thanë ta spostoja te grupi debatin. Pashë që disa aty nuk e dinin as zanafillën e debatit. Një grup mjekësh thonë se janë 5-6 mijë pacientë rëndë nëpër shtëpi. I bëjnë llogaritë shumë gabim. Nga të infektuarit aktivë, e kemi thënë që 20% kanë simptoma, por jo të gjithë janë rëndë. Unë e di që ka shumë pacientë në shtëpi, se refuzojnë të shtrohen në spital, por jo të përhapësh një tmerr.

Në fakt thuhet se banesat janë plot…

Janë format e lehta. Ne e dimë që ka pacientë në shtëpi. Pse duhet t’i fusim këtë tmerr njerëzve?! E dimë që gjendja nuk është e mirë, këto shifra nuk kanë qenë asnjëherë, si në shkurt.

Duke marrë shkas nga ky diskutim, që një pjesë janë politikanë, largimi i Kalos, ndërhyn politika, te puna juaj?

Në mbledhjet e Komitetit dy herë ka qenë prezenca e kryeministrit online, edhe ministren e kemi parë shumë pak, sepse komiteti mblidhet me zëvendësministren. Nëse ne japim 30 këshillime dhe merren për bazë 20, është puna e tyre. Askush s’ka detyruar, as mua dhe as Prof. Kalon, asnjë detyrim, asnjë imponim. Komiteti është një organ këshillues, që s’ka asnjë përfitim, përveç telasheve. Ne shkojmë aty në çdo orë, grumbullohemi, është falas. Veç përgjegjësive, s’ka asgjë tjetër. Për fatin e keq kemi arritur në periudhën e zgjedhjeve që ka presione. E keqja është se ka profesionistë mjekë, që janë rreshtuar në politikë, por të mos bëjnë skanerin e mushkërive dhe t’ia japin partisë ta shohë. Më vjen keq për Prof. Kalon. Më vjen keq që nuk do vazhdojë të jetë, se është ndër më të mirët, është i kompletuar, por besoj se Shqipëria s’më ka vetëm mua apo Prof. Kalon, ka dhe të tjerë.

Do të zëvendësohet…

Nuk e di.

Fushata elektorale, Najada Çomo largohet, lë profesionin, për t’iu bashkuar politikës… kjo nuk lë një perceptim se politika ndërhyn te ju?

Unë kam qenë në lidhje me Shqipërinë gjatë gjithë kohës dhe thosha e them gjithmonë që politikan i zoti është ai që gjen profesionist të zotë dhe e shfrytëzon. Edhe tani nëse politika gjen profesionistë, t’i shfrytëzojë. Pse mjekët duhet të rrinë mënjanë?! Edhe Profesoreshë Najada, vërtet është nga shtyllat e sistemit shëndetësor dhe s’ka për ta abandonuar sido që të shkojë situata. Besoj se edhe në ekipin e saj ka kolegë të zotë dhe nuk besoj se ka lënë gjë mangët për të vazhduar më tej. Kritikun e bëjmë të gjithë shumë mirë. Është e vërtetë që të shfrytëzojnë shumëkush, edhe unë kur kam ardhur kam pasur përplasje, por vetëm duke marrë pjesë ndryshojnë gjërat. Ndryshimi nis te politika, aty është koka.

Juve ju është bërë ndonjë ftesë?

Unë po bëj punën time. Jo, nuk më është bërë një ftesë e tillë. Nëse do më bëhej, do e vlerësoj për të marrë vendim. Çdo person gjendet në këtë luftë për të ndryshuar gjërat dhe duhet të këmbëngulë.

Tags: Najada ÇomoSkënder BratajTritan Kalo

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Laboratori i heroinës në Has, reagon policia e Kukësit: Kemi zbuluar…

Elbasan/ FNSH aksion te zona e Metalurgjikut, kontrolle për persona të dyshimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In