Largimi i Kalos nga Komiteti, revolta e kolegëve dhe katapultimi i Çomos

40 vite në lëmin e sëmundjeve infektive dhe epidemiologjisë së tyre, kundrejt rrethanave social-ekonomike-politike të vendit, si i vetmi student i së tijës kohë me medalje të artë. Tritan Kalo operon në spitalin Infektiv larg të qenit konformist, në çdo çast vetvetja, gjithnjë në kërkim të njohurive dhe kulturës profesionale.

Por, si për ironi a paradoks, në lëmin e një beteje të stërmundimshme me Covid-19, Kalo njoftoi sot largimin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Përmes një postimi në “Facebook”, ku shkrihet mjeku e njeriu, qytetari e pacienti.



I sëmuri nga murtaja, “pordhitika”, diç më vdekjeprurëse se pandemia, pikërisht për dy tiparet më të dashura të ekzistencës njerëzore: altruizmin e bujarinë.

Kalo deklaron se largimi i tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve erdhi  në sajë të përçarjes së mjekëve, dhe se një pjesë e tyre po ushqehen me premtime post-elektorale për poste administrative a projekte të majme. Përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare, shprehet ndër të tjera Kalo, ka mbirë ambicia makute për karrierë dhe për rrjedhojë, gjithkund, gjithologë dhe anal-istë.

Sportiv dhe besnik i trajektores së kritikës kundrejt strategjisë së qeverisë Rama për menaxhimin e pandemisë, Kalo ka prodhuar jo pak reagim. “Një veprim prej profesionisti dinjitoz”, – kështu e cilëson mjeku Erion Dasho vendimin e Kalos për t’u larguar nga Komiteti, ndërsa uron që të pasohet nga të tjerë kolegë, po me të njëjtën revoltë dhe sens drejtësie.

Edhe gazetari Edi Goga e vlerëson gjestin e Kalos, teksa e përshkruan Komitetin Teknik si një forum politik, zgjatim të partisë-shtet.

Komiteti Teknik i Ekspertëve u ngrit më 31 janar të vitit të shkuar, në përputhje me ligjin, deklaroi para disa kohësh zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëherësh kryetare e këtij komiteti, Mira Rakacolli.

Gjatë një interviste televizive, Rakacolli theksoi se komiteti është tërësisht teknik, me ekspertë dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën, me qëllim marrje masash mbrojtëse.

Mirëpo ka patur pak informacion për të, të paktën deri në maj 2020, se kush ishte drejtuesi, apo edhe emrat e të gjithë anëtarëve.

Situata pandemike nuk është menaxhuar aspak nga këta profesionistë, dhe këtë e dëshmojnë shifrat e larta të të prekurve dhe viktimave.

Në shkurt 2021, Kalo, si anëtar i Komitetit, iu kundërpërgjigj pretendimeve të kundërta të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se masat shtrënguese nuk i marrin ekspertët, por qeveria dhe vetë ai. Kalo gjithashtu theksoi asokohe se të ngjashmit me të nuk kanë asnjë fuqi vendimmarrëse, veçse këshilluese.

Flitet për fashat e orarit, vendosjen e maskës, mbylljen e shkollave apo universiteteve…

Me një më pak, Komiteti Teknik i Ekspertëve mbetet me 7 anëtarë: Skënder Brataj, Silva Bino, Andi Koraqi, Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli Lito, Albana Fico dhe Mira Rakacolli.

Pohimet e mjekut Kalo nuk përngjajnë të gënjeshtërta: në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë regjistruar 851 raste të reja me koronavirus, si dhe 21 qytetarë të mundur në betejën për jetën.

Përpos shifrave konkrete, kryeministri Rama dërgon një ftesë.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, njëherazi anëtare e Komitetit, të shkëputet nga puna e përditshme, vija e parë e luftës; nga strategjitë e hamendësuara për të mbrojtur qytetarët nga virusi i pabesë, për t’iu bashkuar listës së deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës për zgjedhjet më 25 prill.

Dhe është pikërisht kjo ftesë, kjo ftesë që e bën largimin e Kalos dinjitoz dhe reagimin e miqve dhe kolegëve të arsyeshëm.

LEXO EDHE: 

Rama, ftesë Najada Çomos për deputete në listën e PS

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252