Aktualitet

Largimi i Komandantit të Flotës Detare, presidenca: I mbaroi mandati








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 03/08/19 |
mapo.al

Presidenca ka sqaruar se largimi i Gjeneral Major Ylber Dogjani, nga Komandantit të Forcave Detare, është bërë vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.


Në një deklaratë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Presidentit, Bahri Shaqiri, ka theksuar se largimi i Dogjanit është vetëm për shkak të mbarimit të mandatit dhe asnjë arsyeje tjetër.


Reagimi i presidencës:


Sqarim i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, z.Bahri Shaqiri


Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.


Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.

Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.

Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare.

Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojërat politike.


Etiketa: , ,

Pas