Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të dorëhiqet pas daljes nga koalicionit të Listës Serbe.
Duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Haradinaj e ka konsideruar të pakuptimtë largimin nga qeveria të Listës Serbe, megjithatë e ka ftuar këtë forcë politike që të reflektojë për vendimin që ka marrë, raporton TV Klan.
Lista Serbe deklaroi sot daljen nga Qeveria e Kosovës pas arrestimit një ditë më parë të zyrtarit serb Marko Gjuriç.
Këtë veprim të policisë kosovare, Haradinaj e quajti zbatim të ligjit pasi Gjuriç kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.
Ky veprim, tha Kryeministri Haradinaj, nuk ishte demonstrim force as ndaj banorëve serbë në veri dhe as ndaj zyrtarëve serbë.