Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar fill pas Ramës për dorëheqjen e Valdrin Pjetrit. Duke i kthyer përgjigje kryeministrit, Basha thotë se krahasuar me të, Valdrin Pjetri është kriminel i rangut të tretë.
“Është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës”, thekson Basha në një postim në Facebook.
Postimi i Lulzim Bashës:
Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.
Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.
#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk