Blog

Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 23/06/20 |
Romeo Gurakuqi

Largimi i Edi Rames eshte mision shpetimi per Shqiperine, e kaperthyer nga devijuesit e rruges se integrimit ne Europe. Por ky largim do te jete vec hapi i pare i nje udhe te veshtire e te mundimshme, qe do te orientohet per nga cmontimi i pasojave te depertimit kapilar te “enteve pastruese”, te cilet mbeshteten dhe mbajten ne “divanin” e nje pushteti te pamerituem, Pashain e Vilajetit te Tiranes. Per shkak te papergjegjshmerise, korrupsionit masiv, dobesise se shtetit dhe strukturave te sigurise kombetare, 108 vite pas pavaresimit, Shqiperia eshte vendosur ne rrezik nga Edi Rama dhe rrjeti i humburve nga Shqiperia e Pashko Vases, Kristoforidhit, Naimit, Samiut dhe Fishtes, te shperndare gjithandej ne jeten politike dhe mediatike te vendit.


Prandaj, largimi i Edi Rames nuk mund te jete nje rotacion i thjeshte pushteti, as nje perllogaritje numrash ne tavoline. Largimi i tij duhet te jete nje program i miremenduem, i shkruem sakte, qe do te synoje, jo vetem ridemokratizimin e vendit dhe risabilizimin e rendit juridik, por demontimin e strukturave qe mbajten ne kembe regjimin e shtrire te korrupsionit dhe synuan ta kthejne Shqipnine dhe Kosoven, ne shtete jo miqesore me Europen dhe SHBA, siç deshironte klika e Milloshevicit.
Per te realizuar kete mision cmontues te klikes aktuale korrupsioniste dhe autoritariste eshte e nevojshme te behet percaktimi i nje metode te sakte, qe vjen per shkak te studimeve e konsultimeve te thelluara dhe paralele prej eksperteve, te gjendjes sociale te vendit ne cdo regjion, te skemes elektorale dhe administrative me te pershtatshme, te menyres se ndertimit te koalicionit te panjolle anti-oligarkik, perdorimit racional te kohes dhe hapesires korrektuese te deformimit te pangjashem, qe Rilindja i ka sjelle shoqerise, tregut, institucioneve, ligjit, rendit dhe shekullarizimit te shoqerise dhe politikes.


Nuk besoj,se tezat entuziaste dhe mirefilli sofiste mbi jehonat e vetevetishme te kembanave nga Uashingtoni dhe Brukseli, mjaftojne per te realizuar ndryshimin, qe duhet te behet ne kete rast. Kembanat levizin jo rastesisht, per shkak te deshirave tona, por per shkak te seriozitetit dhe qendrueshmerise se sjelljes, qartesise programore, burimeve njerezore te certifikuara.
Regjimet si ky i Rilindjes nuk mund te rrezohen me tezat e ndenjura ne pezull te spin doctors, qe vetem mund te korrektojne perkohesisht disa sondazhe, por nuk bindin askend nga shoqeria skeptike qe kupton mjaft mire thelbin e situates ku ndodhemi.


Shqiperia shteterore ka nevoje per operacion rrenjesor politik dhe kushtetues, pa prekur reformen ne drejtesi. Ndersa shoqeria qe mendon dhe nuk voton, ka nevoje per besim dhe premtim per ndryshim rrenjesor dhe fshirje skenike te cdo kujtimi te koheve te zeza te sundimit te ekipit te Rilindjes.
8 vite te qeverisjes se grupit manipulator brenda PSSH kane ngrire jeten e Shqiperise, kane sjelle depresion total ne shoqeri, rrenim te ekonomise dhe mungese shprese per popullin. Ne Shkoder, ky regjim ka mbjelle, ne menyre te kombinuar, edhe farat e permbysjes se rendit te drejtimit dhe udhezimit tradicional te jetes. Përjashtimi afatgjate nga të drejtat kushtetuese te arsimimit, punësimit, pjesemarrjes thelbesore dhe të barabartë ne pushtetin e larte shteterore te perfaqesuesve reale te Shkodres, diskriminimi administrativ, financiar dhe investues, zhvendosja e drejtorive governative nga ana e qeverise, ka bere qe pjesa më e madhe e bashkeqytetareve te mi, te marrin rrugët e emigracionit pa kthim. Procesi integrues komunitar në administraten shtetërore, njohja e pozicionit të barabartë drejtues në udhëheqësinë shtetërore dhe përfaqësuese, ka lënë për të dëshiruar. Cdo dite qe kalon eshte thellim i tatepjetes se Shkodres, Veriut dhe Shqiperise, qe duhet ndalur, pa kryer eksperimente me njerez plotesues dhe te rastesishem.


Rrezimi i qeverise se Edi Rames eshte emergjence kombetare.

Per te realizuar demokratikisht rrezimin e regjimit eshte shume i rendesishem ndertimi i Koalicionit Anti- autoritar, ne te cilin elita intelektuale, qe ka nje ze te degjueshem sot ne publik, duhet te kete pozicionin e vet paresor, si konsulence, si perfaqesi dhe si vendimarrje ne tavolinen e programimit ma te larte.

Tanime ka ardhur koha e rikrijimit te nje Komiteti te Orientimit të Politikave, ne te cilin nuk ka shume vend per propagandiste, por kryesisht per konstitucionaliste, politologe, ekonomiste, antropologe dhe sociologe, nga ata jo rastesoret, por nga intelektualet qe nuk iu bene fasade regjimit.

E nevojshme gjithashtu eliminimi i perzjerjes se rendeve te pjesemarrjes varesisht kualiteteve te verifikueshme. Nje klasifikim paraprak i kritereve mbi te cilat do te ndertohet modeli i ardhshem reformator dhe qeverises eshte shume i nevojshem per te eliminuar yryshin e pretendimeve pa limite arsyesh.

Se fundi, qartesia e orientimit strategjik dhe garancite e plota dhe pa akuivoke ndaj aleatit me te rendesishem te shqiptareve, mbeten celesi i suksesit te Opozites Demokratike.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas