Aktualitet

“Largimi i të rinjve”/ Salianji-Ramës: Vdekja e vërtetë klinike në 8 vite














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 08/03/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të sotme të kryeministrit Rama gjatë prezantimin të programit “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”.





Rama deklaroi se askush nuk e ndal emigracionin dhe largimin e personave nga vendi për një jetë më të mirë. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se pa emigracion masiv, “Shqipëria do të ishte si një e vdekur klinike”.


Salianji thotë se 8 vitet e Ramës në krye të qeverisë, do të mbahen mend për ikjen masive të rinisë dhe të shtresës së mesme. Ai thekson se rinia iku për të mos u ndjerë e përbuzur në vendin e vet, nga qeveria e vet. “Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin!. Kjo është vdekja e vërtetë klinike që pësoi vendi keto 8 vjet”-thotë Salianji.




Statusi


“8 vitet e Edi Ramës në pushtet do të mbahen mend për ikjen masive të rinisë dhe të shtresës së mesme. Kjo është vdekja e vërtetë klinike që pësoi vendi keto 8 vjet. Rinia iku për të mos u ndier e përbuzur në vendin e vet, nga qeveria e vet, profesionistët ikën për të mos u ndierë të poshtëruar nga një kryeministër që zgjodhi të qeverisë me të paaftë, kriminelë, me trafikantët e drogës, të vajzave e grave, me llumin e shoqërisë!

Lexo edhe :  Rakacolli: Merita për sigurimin e vaksinave është e Ramës

Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin! Do risjellim shpresën dhe besimin se ky vend bëhet! Mjafton një kryeministër si Lulzim Basha dhe qeverisje njerëzore dhe me plan për të drejtuar reformat që na duhen. Në 25 Prill, Edi Rama humb, Shqipëria fiton” shkruan Salianji në një postim në facebook.

LEXO EDHE: 

“Nisëm reforma me vizion” – Rama: Komunizmi, arsyeja kryesore e emigrimit masiv

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas